Më datë 10 dhjetor 2007 shoqata e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Shkodër së bashku me shoqatën Ylber do të organizojnë takimin e parë të palëve të interesuara për komunën e Dajçit. Për mëse 2 muaj të tre partnerët kanë listuar dhe analizuar të gjitha dokumentat strategjik me rëndësi për rajonin dhe komunën e tyre. Kjo analizë do ti ndihmoj ato në identifikimin e drejtimeve më të rëndësishme ekonomike, sociale dhe mjedisore të komunës së tyre. Në takim janë të ftuar kryetari i komunës, punonjës, anëtarë të këshillit bashkiak, organizata të tjera që operojnë në rajon si dhe të tjerë të interesuar. Takimi do të përbëjë dhe startimin e këtij procesi të rëndësishëm. Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni kordinatorin e projektit.
written by mazrekuv \\ tags: Dajç, takimi i parë i palëve.
