Të premten, në datën 18 prill, 2008 u mbajt takimi i dytë i tre grupeve të punës. Takimi u mbajt te shkolla, në tri klasa të vecanta, dhe secili nga grupet diskutoi rreth standarteve-ekzituse sasiore dhe cilësore, dhe standarteve të dëshiruara sasiore dhe cilësore. Pjesëmarrësit prezantuan materiale të përgatitura, që jepnin më tepër informacion dhe të dhëna mbi vlerat e përcaktuara prej tyre.
Në grupet e punës erdhën disa persona të rinj të cilët donin të përfshiheshin më tepër dhe të jepnin kontributin e tyre për projektin e Axhendes së Gjelbër në komunën e Prezës.
Takimet u lehtësuan nga lehtësues të APA- s (Shoqata Shqiptare e Permakulturës) dhe nga koordinatorja. U vendosën postera nepër dyqane dhe këndet e njoftimit, ku i kërkohej publikut të gjerë të japë informacion për tre vlerat:
- Infrastruktura turistike,
- Pyjet dhe biodiversiteti
- Shkolla, Trashegimia kulturore, Keshtjella, Vlerat etnografike dhe artizanati
Grupet kanë planifikuar që t’i adresohen publikut me një program televiziv në TV- Preza, përvec posterave ne kendet e njoftimeve për të patur gjithëpërfshirje ne pjesemarrjen e publikut ne procesin e Axhendes se Gjelber.
Në pamundësi që i gjithë publiku të marrë pjesë në grupet e punës do të vendosen kutia postare në cdo fshat të komunës, në mënyrë që të gjithë publikut t’i jepet mundësia me sms apo me letra ku mund të shkruajnë pyetje komente apo sugjerime që të jenë pjesë aktive në proces.
Për të patur një kohë miqësie së bashku per te tre grupet, pushimi i kafese u organizua në formë kokteji dhe pjesemarres nga të tre grupet mundën të japin mendime për të treja vlerat. Gjatë kësaj kohe u vendos takimi numër tre, në fund te muajit maj ku do të diskutohet për tendencat / prirjet e tre vlerave neper vite dhe impaktet social ekonomike qe kane pasur keto vlera ne grupe te ndryshem palesh te interesuara.
written by albpermakulture
