As part of the Green Agenda process in the Rugova community, members of the working groups met on 10 March 2009 to participate in a public participation workshop. As part of the workshop addressing active citizenship, the participants were encouraged during the break to write something for the GA website addressing their points of views or something they would want to share with others. Please read below to see some of the perspectives of participants:
1 Demë Dembogaj –Bogë- Rugovë 10.03.2009
Rugova me bukurit e sajë dhe pasurit natyrore në radhë të parë ka nevojë për infrastrukturë.
Infrastruktura është esenciale për kthimin e banorëve dhe ndërtimin e objekteve apo riparimin e tyre si ato Shkollore, Ambulantat, kooperativat e ndryshme etj, që të gjitha këto do të duhej të jenë funksionale pra në funksion të vetë banorëve të Rugovës dhe më gjerë.
Poashtu do të duhej që nga vetë banorët Rugovas të merrej iniciativa që të rindërtohej koperativa e cila ka qenë dikur dhe të fillonte dhëniën e kredive për banorët, në mënyrë që banorët dhe familjet Rugovase të shohin perspektiven e tyre dhe të fillojnë që ti pasurojnë fermat e tyre me bagëti si Lopë, Dhenë apo edhe Dhi.
Në treven e rugovës si problem akut është mbrojtja e pyjev, florës dhe faunës që janë pasuri jo vetëm e Rugovës por edhe e gjithë Kosovës që unë e quaj pasuri kombëtare.
Rugova ka nevojë edhe për një amfiteatër në mënyrë që të ruhen tradita, doket dhe zakonet e trevës së Rugovës dhe malësis në përgjithësi, dhe të merret një iniciativ për ndërtimin e ish objekteve siq kanë qenë Hanet dhe Mullinjët si trashëgemi kulturorre e trevës së Rugovës.
2 Propozoj dhe do të duhej që rruga kryesore e Rugovës të paisej me rrjeta mbrojtëse nga rrëshqitja e gurëve që është me rrezikë tejet të madh për qytetarët. Duke filluar nga tunellet deri tek kilometri i dhjetë. Deri me tani ka patur mjaftë raste që banorët jo vetëm të Rugovës janë lënduar seriozishtë nga gurët dhe iu janë dëmtuar veturat, por kan qenë me fat pasi që nuk ka patur viktima në njërez.
Prandaj vendosja e rrjetave mbrojtëse nga rrokullisja e gurëve është e rëndësishme në të kundërtën shpresojmë që të mos ndodhë më e keqja që dikush të humb jetën nga kjo dukuri që do të sillte pasoja dhe përgjegjesi të mëdha për organet kompetente.
Bekë Lajqi Fshati Malaj 10.03.2009
3 Rugova shtrihet në perëndim të Kosovës dhe të qytetit të bukur të Pejës. Rugova i ka trmbëdhjetë fshatra me sipërfaqe mbi 200Km katror, para qindra vitesh popullata ka qenë e besimit katolik, por tani i përket besimit musliman, për këtë dësmohet me trojet e kishave dhe të gjamive të cilat ndër banorë ende janë mirë të njohura nga emrat dhe toponimet e tyre. Rugova është kryesishtë vend malor me pyje të bollshme dhe florë e faunë të begatshme, vend shumëi i përshtatshëm për garat dimërore dhe zhvillimin e turizmit. Rugova ka një popullsi që dallohet për nga mikëpritja dhe atdhedashuria.
Por Rugova më shumë se kurrë ka nevojë për infrastrukturë rrugore telekomunikacion në tërë territorin e saj, në mënyrë që situate tejet e varfër ekonomike të filoj që të ndryshoj për së mbari në zhvilimin e qëndrueshëm të turizmit atij ekonomik dhe blektoral që është edhe parakusht themelor për kthimin e banorëve që të jetojnë në mënyrë permanente gjatë gjithë vitit ashtu siq Rugova ka qenë dikur e banuar në të gjitha skajet e saj.
Ka shumë e shumë për me shkrua për Rugoven por herave tjera.
Shaban Lulaj
Fshati Stankaj Rugovë 10.03.2009
4 Shoqata e gjahtarëve “Rreqebulli” Pejë
Të ndërtohet dhe krijohet mundësia e zhvillimit të Gjuetis turistike, Ruajtja, rritja dhe zhvillimi i shtazëve
Xhevdet Gorani 10.03.2009
5 Shkatërrimi i Pyjeve është një ndër problemet më me rëndësi që i preokupon banorët e Rugovës është prerja e pyjeve e cila bëhët në mënyrë të egër dhe pa kurrfarë përgjegjësie duke i prerë si ato të rejat ashtu edhe ato të vjetrat ndoshta ato që edhe duhet të prehen, por në mënyrë të planifikuar e jo që të bëhët shkatërrimi i pyjeve e cila është pasuria më e madhe kapitale e Rugovasve dhe republikës së Kosovës.
Sokol Dembogaj-Bogë-Rugovë. 10.03.2009
6 Në bazë të kërkesës dhe mendimit për zhvillimin e kulturës për zhvillimin e turizmit të interesit të popullatës.
Treva e Rugovës disponon me shumë shpella të cilat janë pak të hulumtura nga speologët e Pejës.
Në vitet e fundit është zbuluar një shpellë në të cilën vlen të bëhën hulumtime.
Për fat të keq ajo menaxhohet dhe hulumtohet nga disa speolog nga Qekia dhe dhe Sllovakia të cilët nuk janë transparent.
Në Pejë duhët të menaxhohen dhe hulumtohen shpellat të cilat janë në interes për Pejën, duke u përcaktuar detyrat për zhvilimin e turizmit të qytetit të Pejës.
Mendimi im është që të bëhën hulumtime në të gjitha shpellat ekzistuese që janë të identifikuara dhe të kërkohet për të rejat, që në fund të përcaktohën dhe klasifikohën në ato të interesit Kombëtar.
Duhet që shpella e Radavcit të prfundoj më hulumtimet e për ta bërë këtë duhet dhe kerkohet përkrahje institucionale.
Agim Mala -Kryetar i shoqatë së Speologëve “Rugova” 10.03.2009
7 Infrastruktura e Rugovës –rrugët të cilat janë në gjendje katastrofike përveq rrugës kryesore e cila mbahet deri diku, rrugët anësore janë në gjendje të mjerueshmë.Disa prej atyre rrugëve janë të hapura edhe me dorë të cilat i mirëmban vetëm popullata lokale, e shumicën prej tyre gjatë dimrit i shkattërron klima dhe moti i ligë kështu që bëhën të pakalueshme duke ua pamundësuar banorëve që të shkojnë tek shtëpit e tyre e aq më keq qdo pranverë këto rrugë duhet të riparohen nga buxheti i varfër i familjeve Rugovase. Prandaj që të gjallërohet kjo popullat apo më mirë më thanë që të kthehen fshatarët në fshatrat e veta ishte dashtë që ta kenë edhe kujdesin e shtetit të shoqërisë si dorë ndihme, sepse vërtetë rrugët lokale janë në gjendje shumë të rëndë. E dihet se pa rrugë nuk ka zhvillim pra është platform për zhvillimin e turizmit që përfolet aq shumë.
Tahir Lajqi –Malaj-Rugovë 10.03.2009
8 Si të kthehet jeta në rugovë
Rugova dikur e 8000 banorëve, Rugova dikur e bukurive mahnitëse natyrore, të cilat do ti deshironte secili vend. Por natyra këtë begati ua dhuroj Rugovasve e cila sot është e zbrazur.
Lufta ishte e pamëshirshme për këta malësor , Qdo gjë që kishin krijuar me shekuj i humbën vetëm për pak ditë. Tani Rugova e zbrazur. Dhe kjo fatkeqësi solli fatkeqësi tjera . Këta banor të dërmuar nga pasojat e luftës, në njëfarë mënyrë u deshtë që të mbështetën në këtë pasuri pra në trashëgimin natyrore, pyjet që ua dhuroj natyra, dhe duhet pranuar që u dëmtuan këto vlera kaq të qmueshme, natyrore, kulturore, dhe historike.
Rugova. Qfarë e duam? Sot dhjetë vite pas lufte duam që ti ruajmë këto vlera, ti kultivojmë dhe ti avansojmë. Për këtë na duhet përkrahja dhe ndihma e të gjithëve. Duam që jeta ti kthehet Rugovës. Rrugët të rregullohën . Duam që bota bimore dhe shtazore prap ti zbukuroj këto bjeshkë kaq të bukura. Na duhet akoma ndihma e miqëve tanë anë e kënd. Duam që zërat e ëmbël prap të dëgjohën në shkollat e Rugovës. Duam që këta 8000 banorë prap ti kthehen Rugovës. Duam që prap Rugova të jetë Perla e Ballkanit
Ramiz Qorraj
Lider I grupit për trashëgimi natyrore dhe klulturore
Drejtor I shkollës fillore “Përparimi” Drelaj-Rugovë.
written by ellen \\ tags: Rugova Peja ERA workshop active citizenship