Mars 2010 - Preze Vlerat qe nuk shuhen
May 12

copy-of-img_6577.JPGcopy-of-img_6582.JPGcopy-of-img_6585.JPGcopy-of-img_6587.JPGcopy-of-img_6787.JPGcopy-of-img_6790.JPGcopy-of-img_6795.JPGcopy-of-img_6796.JPGcopy-of-img_6828.JPGcopy-of-img_6838.JPGcopy-of-img_6838.JPGcopy-of-img_6844.JPG

Ne daten 13 Prill 2010, te tre grupet e punes u mblodhen per takimin e tyre te radhes. Ne kete takim u ndane disa detyra.

 -         Te monitorohej arkivi i Keshillit te Komunes nga Maji 2009 deri ne  Prill 2010 dhe te verehej se cila nga aktivitetet ishte aprovuar nga lista e aktiviteteve te Axhendes se Gjelber.

-         Te vleresoheshin kostot e aktiviteteve te Axhendes se Gjelber, te cilat mund te mbeshtetshin potencialisht financiarisht nga Keshilli i Komunes.

-         Te marin pjese ne takimet e Keshillit te Komunes dhe te prezantojne nevojat e Axhendes se Gjelber per ndihme finaciare.

-         Krijimi i nje Grupi ne Facebook dhe nje Fanpage “Axhenda e Gjelber- Preze”. Kjo do te perdoret si nje mjet komunikimi per te komunikuar me komunitetin ne Preze, vecanerisht me te rinjte te cilet futen me shume ne internet, si dhe per emigrantet te cilet te mund te shprehin mendimet dhe idete e tyre ne lidhje me tema te ndryshme diskutimi qe mund te lindin.

Tashme kemi me shume anetare te rinj, te cilet i jane bashkuar grupeve te punes se Axhendes se Gjelber pas kontributit te tyre ne filmimin e realizuar ne Preze. 

Ne 24 dhe 25 Prill 2010 ne Preze u mbajt nje trajnim kombetar per grupet e punes se Axhendes se Gjelber. Ishin pjesmarres anetare nga grupet e punes te Komunes se Dajcit Voskopojes dhe Prezes. Tema e trajnimit ishte  ”Aftesite Manaxheriale”. Ne mbremje komuna mikpritese e Prezes organizoi nje “Mbremje Argetuese” per anetaret e grupeve te punes se komunave te tjera. 

Ne 27 Prill 2010 grupet e punes ne Preze moren nje trajnim shume te vlefshem me teme “Planifikim Strategjik”. Ky trajnim do t’i vije ne ndihme atyre ne menyre qe te planifikojne sa me mire projektet dhe aktivitetet e se ardhmes.Trajnimet u mundesuan nga trajnere te Qendres EDEN. 

written by albpermakulture