Aug 01

img_0027.JPGimg_0011.JPGimg_0002.JPGvizite-ne-zyrat-e-komunes-preze.JPGdisa-nga-vlerat-etnografike-te-prezes.JPGprezantim-nga-grupi-i-pyjeve-dhe-biodiversitetit-preze.JPGprezantim-i-grupit-te-vlerave-etno-kulturore-te-prezes.JPGprezantim-i-grupit-te-infrastruktures-turistike-ne-preze.JPGfotoja-pershendetese-e-gjithe-grupit.JPGfoto-pershendetese-me-grupin-e-dajcit.JPGfoto-pershendetese-me-grupin-e-voskopojes.JPG 

Në këto data në komunën e Prezës erdhën vizitorë nga komuna e Dajçit ( Shkodër) dhe vizitorë nga komuna e Voskopojës ( Korçë). Nga secila komunë ishin një grup prej pesë anëtarësh, ku në secilin grup ishin koordinatorët përkatës të vlerave të komunave të tyre.

 Objektivat e kësaj vizite studimore ishin:

 -          1     Këmbim përvoje mes tre komunave ku po zbatohet hartimi i Axhendës së Gjelbër në Shqipëri

-          2   Vendosje kontaktesh në nivel lokal të grupeve të punës që punojnë për hartimin e Axhendës së Gjelbër. 

Gjithësej në takim morrën pjesë 39 persona. Pjesëmarrësit në vizitën studimore përfituan përvojë nga zhvillimi i procesit të Axhendës së Gjelbër në Prezë me anë të prezantimeve të pergatitura mjaft mirë nga koordinatorët e grupeve të punës për Axhendën e Gjelbër – Prezë.  

Nga grupi i Infrastruktures turistike, ata u njohën me objektet me interes për turistët, gjendjen e tyre aktuale lidhur me vizitueshmërinë dhe aksesin, vizionin e grupit “Preza – destinacion turistik!” problemet mjedisore që hasin këto objekte dhe ndikimin në jetën social – ekonomike të tyre. 

Nga grupi i Pyjeve dhe biodiversitetit, pjesëmarrësit u njohën me vlerat, madhësinë dhe gjendjen aktuale të pyjeve dhe tokave të komunës Prezë, llojet e bimëve dhe kafshëve që hasen më shpesh këtu, llojet e rrezikuara, gjendjen e liqeneve dhe lumit që kalon nëpër komunë etj. Vizioni i ketij grupi është: “E duam Prezën të gjallë e vitale!” U prezantuan problemet mjedisore që hasin këta elemente që po i shqyrton grupi i pyjeve dhe biodiversitetit si dhe ndikimi i tyre në jetën social – ekonomike. 

Nga grupi i Vlerave etno-kulturore gjithashtu u prezantua vizioni “Prezë, o Prezë, lule prilli je!” sipas nje kënge popullore të zonës, u bë njohja me vlera të tilla si folklori i zonës, veshjet tradicionale, veglat karakteristike të punës në proçese të ndryshme të jetës në fshat, historiku i Kalasë, pusit dhe objekteve të kultit të zonës etj.  

Pas çdo prezantimi u bënë 3 seanca me pyetje – përgjigje dhe diskutime, në të cilat pjesëmarrësve [vizitorëve nga komunat e tjera kryesisht] iu lindën ide të reja të cilat mund t’i adoptojnë në komunën e tyre në të ardhmen në kuadrin e Axhendës së Gjelbër.

Disa prej këtyre ideve, të shprehura në fletët e vleresimit janë:  

-          Të ringjallet tradita e veshjeve tradicionale të zonës nëpër aktivitete

-          Të mblidhen nëpër muzeume traditat artizanale dhe veshjet tradicionale të zonës

-          Promovimi i punës së grupeve të punës për Axhendën e Gjelbeër nëpër këndet e njoftimeve dhe kutitë postare.

-          Përdorimi i medias lokale për promovimin e Axhendës së Gjelbër

-          Përdorimi i internetit për promovimin e vlerave turistike e natyrore të zonës

-          Ftesat direkte që i behen komunitetit për t’u bashkuar me grupet e punës për Axhendën e Gjelber. 

 Pjesëmarresit patën mundësi të shtunën të vizitonin kalanë e Prezës, një pikë dominante prej ku mund të veshtroheshin të gjithë fshatrat e komunës dhe bukuritë natyrore qe ofron zona. Pyjet, liqeni, lumi, pusi i Prezës, pazari i vjetër dhe kalaja terhoqën vemendjen e të gjithë pjesëmarrësve. Nje anëtar i grupit të Infrastrukturës turistike dha informacion të bollshëm për vlerat natyrore e turistike të zonës gjatë vizitës në kala. 

Nga fletët e vlerësimit, të gjithë pjesëmarrësit u shprehën se “Ia vlejti që morëm pjesë në këtë vizitë studimore në komunën e Prezës”. 

written by albpermakulture