Aug 01

img_0027.JPGimg_0011.JPGimg_0002.JPGvizite-ne-zyrat-e-komunes-preze.JPGdisa-nga-vlerat-etnografike-te-prezes.JPGprezantim-nga-grupi-i-pyjeve-dhe-biodiversitetit-preze.JPGprezantim-i-grupit-te-vlerave-etno-kulturore-te-prezes.JPGprezantim-i-grupit-te-infrastruktures-turistike-ne-preze.JPGfotoja-pershendetese-e-gjithe-grupit.JPGfoto-pershendetese-me-grupin-e-dajcit.JPGfoto-pershendetese-me-grupin-e-voskopojes.JPG 

Në këto data në komunën e Prezës erdhën vizitorë nga komuna e Dajçit ( Shkodër) dhe vizitorë nga komuna e Voskopojës ( Korçë). Nga secila komunë ishin një grup prej pesë anëtarësh, ku në secilin grup ishin koordinatorët përkatës të vlerave të komunave të tyre.

 Objektivat e kësaj vizite studimore ishin:

 -          1     Këmbim përvoje mes tre komunave ku po zbatohet hartimi i Axhendës së Gjelbër në Shqipëri

-          2   Vendosje kontaktesh në nivel lokal të grupeve të punës që punojnë për hartimin e Axhendës së Gjelbër. 

Gjithësej në takim morrën pjesë 39 persona. Pjesëmarrësit në vizitën studimore përfituan përvojë nga zhvillimi i procesit të Axhendës së Gjelbër në Prezë me anë të prezantimeve të pergatitura mjaft mirë nga koordinatorët e grupeve të punës për Axhendën e Gjelbër – Prezë.  

Nga grupi i Infrastruktures turistike, ata u njohën me objektet me interes për turistët, gjendjen e tyre aktuale lidhur me vizitueshmërinë dhe aksesin, vizionin e grupit “Preza – destinacion turistik!” problemet mjedisore që hasin këto objekte dhe ndikimin në jetën social – ekonomike të tyre. 

Nga grupi i Pyjeve dhe biodiversitetit, pjesëmarrësit u njohën me vlerat, madhësinë dhe gjendjen aktuale të pyjeve dhe tokave të komunës Prezë, llojet e bimëve dhe kafshëve që hasen më shpesh këtu, llojet e rrezikuara, gjendjen e liqeneve dhe lumit që kalon nëpër komunë etj. Vizioni i ketij grupi është: “E duam Prezën të gjallë e vitale!” U prezantuan problemet mjedisore që hasin këta elemente që po i shqyrton grupi i pyjeve dhe biodiversitetit si dhe ndikimi i tyre në jetën social – ekonomike. 

Nga grupi i Vlerave etno-kulturore gjithashtu u prezantua vizioni “Prezë, o Prezë, lule prilli je!” sipas nje kënge popullore të zonës, u bë njohja me vlera të tilla si folklori i zonës, veshjet tradicionale, veglat karakteristike të punës në proçese të ndryshme të jetës në fshat, historiku i Kalasë, pusit dhe objekteve të kultit të zonës etj.  

Pas çdo prezantimi u bënë 3 seanca me pyetje – përgjigje dhe diskutime, në të cilat pjesëmarrësve [vizitorëve nga komunat e tjera kryesisht] iu lindën ide të reja të cilat mund t’i adoptojnë në komunën e tyre në të ardhmen në kuadrin e Axhendës së Gjelbër.

Disa prej këtyre ideve, të shprehura në fletët e vleresimit janë:  

-          Të ringjallet tradita e veshjeve tradicionale të zonës nëpër aktivitete

-          Të mblidhen nëpër muzeume traditat artizanale dhe veshjet tradicionale të zonës

-          Promovimi i punës së grupeve të punës për Axhendën e Gjelbeër nëpër këndet e njoftimeve dhe kutitë postare.

-          Përdorimi i medias lokale për promovimin e Axhendës së Gjelbër

-          Përdorimi i internetit për promovimin e vlerave turistike e natyrore të zonës

-          Ftesat direkte që i behen komunitetit për t’u bashkuar me grupet e punës për Axhendën e Gjelber. 

 Pjesëmarresit patën mundësi të shtunën të vizitonin kalanë e Prezës, një pikë dominante prej ku mund të veshtroheshin të gjithë fshatrat e komunës dhe bukuritë natyrore qe ofron zona. Pyjet, liqeni, lumi, pusi i Prezës, pazari i vjetër dhe kalaja terhoqën vemendjen e të gjithë pjesëmarrësve. Nje anëtar i grupit të Infrastrukturës turistike dha informacion të bollshëm për vlerat natyrore e turistike të zonës gjatë vizitës në kala. 

Nga fletët e vlerësimit, të gjithë pjesëmarrësit u shprehën se “Ia vlejti që morëm pjesë në këtë vizitë studimore në komunën e Prezës”. 

written by albpermakulture

Jul 18

img_1307.JPGimg_1310.JPGimg_1304.JPGimg_1328.JPGimg_1338.JPGimg_133rrrrrr.JPGimg_1301mmmmjpg.JPG

Në datë 11 korrik 2008, tre grupet e punës u mblodhën për të diskutuar për problemet mjedisore që hasen në  Komunën e tyre si dhe shkaqet e ketyre problemeve.  

Grupi i Infrastrukturës turistike nxori këto probleme dhe shkaqe kryesore : 

             1.  Atraktiviteti për  turistët { nga ana historike, kulturore, pejsazhi, } 

Problemet mjedisore:

  • Rrëshqitjet dhe shkarjet e dheut, kanë shkaktuar plasaritje të murit të kalasë dhe shembje të kullës së kalasë.
  • Zjarret në pyje
  • Ndërtimet pa kriter
  • Ndërtimet jo tradicionale
  • Mbeturinat

Shkaqet:

  • Për rreshqitjet e dheut dhe zjarret në pyje janë kryesisht natyrore, por nuk do të përjashtonim dhe rastin e vënies së zjarreve nga njerëzit.
  • Zbatueshmëria e dobët e ligjit të urbanistikës
  • Mospasja e statusit “ Fshat turistik”
  • Edukimi i komunitetit i ulët

 2. Turizmi familjar

Problemet mjedisore:

  • Mbeturinat
  • Uji i pijshëm dhe kanalizimet

Shkaqet:

  • Edukimi i komunitetit i ulët dhe mungesë Infrastukture dhe planesh të menaxhimit të mbeturinave.
  • Mugesë investimesh nga Pushteti Qëndror
  • Mungesë fondesh nga niveli lokal
  • Korrupsioni në zbatimin e fondeve te dhëna

 3. Argëtimi në natyrë

Problemet mjedisore:

  • Aksesibiliteti, jo rrugë të përshtatshme për zhvillimin e turizmit

Shkaqet:

  • S’ka fonde dhe planifikim

 Grupi i vlerave Etno- kulturore dhe artizanale 

1.      Mullinjtë e vajit

Problemet mjedisore:

  • Dëmton bimësinë
  • Ndot ujërat dhe tokën

Shkaqet:

  • Precipitati i vajit

2. Mullinjtë me ujë

Problemet mjedisore:

  • Zhdukja e mullinjve për shkak të mungesës së ujit

 3. Vegla muzikore dhe punimet artizanale ( çifteli, llulla etj)

Problemet mjedisore:

  • Zhdukja ( prerja) e pemëve dhe bimëve që janë të nevojshme për krijimin e ketyre punimeve

 4. Folklori

Problemet mjedisore:

  • Dëmtimet në natyrë dhe stresi i jetës kane sjellë mugesë frymëzimi për këngë të reja popullore

Shkaqet:

  • Prerja dhe diegia e pyjeve
  • Ndotja e lumenjve dhe liqeneve
  • Mbeturinat
  • Stresi qe përjetojnë elementet natyrore që më përpara ngjallnin frymëzim për

 ( poezi, këngë, pikturë) 

Grupi Pyjet dhe biodiversiteti

 1.      Pylli

Problemet mjedisore:

  • Shfrytëzimi i tokave jo-produktive
  • Erozioni

Shkaqet:

  • Keqmenaxhimi i tokave
  • Prerje pa kriter e pyllit

 2. Burime nëntokësore

Problemet mjedisore:

  • Ndotja e ujërave feratike

Shkaqet:

  • Shkarkimet e pakontrolluara
  • Mosfunksionimi i kanaleve kulluese sidomos kolektorët

 3.  Liqenet

Problemet mjedisore:

  • Ndotja
  • Erozioni
  • Barishtet ujore
  • Gjallesat ujore

Shkaqet:

  • Shkarkimi i ujërave të zeza në liqen
  • Prurjet e përrenjve
  • Mosfunksionimi i liqenit
  • Gjuetia pa kriter

 4. Lumenjtë

Problemet mjedisore:

  • Ndotje e ujit
  • Ndryshimi i shtratit
  • Zhdukja e specieve ujore

Shkaqet:

  • Shkarkime pa kriter të mbetjeve industriale
  • Prerja pa kriter e pyjeve
  • Ndotja e ujit

 5. Flora dhe fauna

Problemet mjedisore:

  • a)  Zhdukja e faunës si rrjedhoje e ndotjes      
  • b) Zhdukja e bimëve mjekësore
  • c) Mosfunksionimi i zinxhirit ushqimor     

Shkaqet:

  • a) Nga kimikatet e industrisë
  •     Gjuetia pa kriter
  •     Mos marrja e masave për rruajtjen e specieve të kërcënuara për zhdukje
  • b) Rigjenerimi i pyllit dhe shfrytëzimi i tokave për qëllime të ndryshme
  • c) Lidhja ndërmjet florës ,faunës dhe pyjeve

written by albpermakulture

Jun 10

biodiversitet ne Prezein the training 2in the trainingtregim interesi ndaj njoftimeve

Të shtunën në datën 7 Qershor u zhvillua trainimi i dytë me të tre grupet e punës, në Komunën e Prezës. Tema e trainimit ishte “ Si të komunikojmë me publikun”. Trainimi u organizua nga Qendra EDEN. Në këtë trainim morën pjesë 23 persona nga të tre grupet e punës. Grupet e punës vendosën që t’i zgjerojnë radhët e tyre, duke pasur një komunikim më të drejtpërdrejtë me publikun, jo vetëm me kutitë postare dhe emisionet televizive, por edhe duke komunikuar me ta me anë të fletëpalosjeve, ku t’u bëjnë thirrje direkte personave të rrethit shoqëror, familjar apo miqve te puna, që të jenë aktivë në procesin e Axhendës së gjelbër në Komunën e tyre. Ata dëshirojnë që t’i bëjnë me dije komunitetit për ecurinë e Axhendës së Gjelbër, si dhe të njoftojnë komunitetin me punën që po bëjnë dhe se si komuniteti i gjerë të marrë pjesë në këtë proces. Grupet gjithashtu kanë bërë planin e punës për tremujorin e dytë. Ata bënë ndarjet e detyrave se kush do të bëjë çfarë, ku dhe kur. Në trainim u hodh ideja për të promovuar vlerat kulturore, etnografike dhe artizanale të Komunës së tyre,  të rroket mundësia e organizimit të një panairi në të njëjtat ditë që do të zhvillohet Miss Shqipëria 2008 në datat 23 dhe 24 Qershor 2008, e cila do të zhvillohet në kalanë e Prezës, si dhe t’u jepet mundësia që të prezantojnë Prezën gjatë spektaklit.

written by albpermakulture

Apr 25

Të premten, në datën 18 prill, 2008 u mbajt takimi i dytë i tre grupeve të punës. Takimi u mbajt te shkolla, në tri klasa të vecanta, dhe secili nga grupet diskutoi rreth standarteve-ekzituse sasiore dhe cilësore, dhe standarteve të dëshiruara sasiore dhe cilësore. Pjesëmarrësit prezantuan materiale të përgatitura, që jepnin më tepër informacion dhe të dhëna mbi vlerat e përcaktuara prej tyre.

Në grupet e punës erdhën disa persona të rinj të cilët donin të përfshiheshin më tepër dhe të jepnin kontributin e tyre për projektin e Axhendes së Gjelbër në komunën e Prezës. Takimet u lehtësuan nga lehtësues të APA- s (Shoqata Shqiptare e Permakulturës) dhe nga koordinatorja.

U vendosën postera nepër dyqane dhe këndet e njoftimit, ku i kërkohej publikut të gjerë të japë informacion për tre vlerat:

- Infrastruktura turistike,

- Pyjet dhe biodiversiteti

- Shkolla, Trashegimia kulturore, Keshtjella, Vlerat etnografike dhe artizanati

Grupet kanë planifikuar që t’i adresohen publikut me një program televiziv në TV- Preza, përvec posterave ne kendet e njoftimeve për të patur gjithëpërfshirje ne pjesemarrjen e publikut ne procesin e Axhendes se Gjelber.

Në pamundësi që i gjithë publiku të marrë pjesë në grupet e punës do të vendosen kutia postare në cdo fshat të komunës, në mënyrë që të gjithë publikut t’i jepet mundësia me sms apo me letra ku mund të shkruajnë pyetje komente apo sugjerime që të jenë pjesë aktive në proces.

Për të patur një kohë miqësie së bashku per te tre grupet, pushimi i kafese u organizua në formë kokteji dhe pjesemarres nga të tre grupet mundën të japin mendime për të treja vlerat. Gjatë kësaj kohe u vendos takimi numër tre, në fund te muajit maj ku do të diskutohet për tendencat / prirjet e tre vlerave neper vite dhe impaktet social ekonomike qe kane pasur keto vlera ne grupe te ndryshem palesh te interesuara. written by albpermakulture

written by albpermakulture

Apr 09

Nen kordinimin e lehtesimin e Shoqates Shqiptare te Permakultures, u zhvillua ne Preze takimi i pare i grupeve te punes, te premten ne date 4, Prill 2008. Ne kete takim moren pjese 22 persona nga te gjitha fshatrat e komunes. Secili nga grupet percaktoi vizionin perkatesisht sipas vlerave:

-          1.  Infrastruktura turistike               

      Preza – destinacion turistik 

-          2.  Pyjet dhe Biodiversiteti        

      E duam Prezen te paster, te gjelberuar dhe vitale 

-          3.   Shkolla, Trashegimia kulturore/ Keshtjella, Vlerat etnografike dhe artizanati 

Ashtu si te kenga

Preze o Preze,

lule prilli je,

shoqet te kane ndeze

per bukurine qe ke ” 

Gjithashtu secili nga tre grupet e punes me shumice votash zgjodhen koordinatoret perkatesisht:

 Infrastruktura turistike         

Saimir Alushi

 Pyjet dhe Biodiversiteti       

Armand Kurti

 Shkolla, Trashegimia kulturore, Keshtjella, Vlerat etnografike dhe artizanati                 

Suzana Halili                              

U hartua plani i punes per periudhen prill- qershor 2008.

Takimi i radhes u la ne date18 Prill 2008 ora 14.00.

Trainimi i pare u vendos te zhvillohej ne dt 3 maj me temen e zgjedhur nga vete pjestaret e grupeve te punes:

        Tema e trainimit “ Si te punojme si ekip se bashku

written by albpermakulture

Jan 21

Historiku i Prezes

Preza eshte nje nga fshatrat me te lashte te Qarkut Tirane  e cila ndodhet ne veri-perendim te Tiranes. Lashtesine e kesaj treve e vertetojne disa vende si psh kalaja dhe disa zona qe njihen me emra te vjeter sot e kesaj dite. Eshte e populluar kryesisht me banore autoktone, por gjate kohes kane ardhur edhe banore nga zonat verilindore.

Mjaft dokumenta historike flasin se Preza ka ekzistuar qe ne kohet e lashta gje qe vertetohet edhe nga ekzistenca  e kalase,e cila i jep nje pamje  jo vetem te bukur turistike por edhe strategjike. Si periudhe per ndertimin e kalase flitet te kete qene fillimi i shek.xv nga Topiasit, zoteruesit e kesaj zone. Nje tjeter burim i vjeter historik qe ben fjale per kalane eshte edhe shenimi i Marlin Barletit  ne vepren e tij  “Historia e Skenderbeut”.

Kalaja e Prezes ka disa periudha ndertimi  e cila shihet qarte edhe ne muret e kalase. Qyteterimi ne Preze beri te mundur kthimin e kulles se sahatit ne nje   objekt referimi  per matjen e kohes duke disiplinuar te gjithe zonen perreth. Gjate te gjithe kohrave, pushtuesit e huaj qysh nga koha Iliro-Romake e deri ne luften e dyte boterore ky vend eshte lakmuar e pushtuar nga te huajt.  

Ne kohet e para asnje fshat i vecante nuk njihej me emrin Preze pasi kjo zone shtrihej deri ne Bubqin e sotem dhe perbehej nga kater Fshatra: Gjec-Koder, Budull, Ahmetaq dhe Palaq. Sipas te dhenave, gojedhenave dhe dokumentave, Preza si nje vend i grumbulluar  ne formen e nje qyteze  ka patur edhe nje fare qeverisje te  vendosur si nga pushtuesit ashtu edhe nga organet vendore. Ne Preze ka patur nje qender shendetesore te perbere nga nje ndihmesmjek, nje shkolle ku per nga rendesia ishte nder te parat ne zonen e Qarkut, kishte nje Pazar  qe çdo te premte  mblidhte te gjithe bujqit e zones.  Menyra e qeverisjes organizohej ne forme te ndryshme. Keshtu, per shembull, nga viti 1912 dhe deri ne vitin 1920 qeverisja e vendit behej nga pleqesia  ku ne kete periudhe qeveriste Kryeplaku se bashku me kater kryetaret e lagjeve. Ndersa duke filluar nga viti 1921 dhe ne vazhdim qeverisja e vendit  mori nje forme me te organizuar  duke ngritur Komunen e pare. Nga viti 1926 e deri ne vitin 1939 Komuna  mori nje zgjerim  me nje administrate prej 4-5 nepunesish  ku pervec kryetarit dhe sekretarit perfshiheshin edhe punojesi i Gjendjes civile dhe Taksambledhesi etj. Gjithashtu  prane Komunes u vendos  edhe postkomanda e vendit me xhandarmeri prej 4-5 personash e cila merrej me mbrojtjen dhe ruajtjen e rendit. Me vone pati nje rritje te administrates ku u shtua dhe u perzi edhe me karabinier italiane. Pas clirimit te vendit u shkri Komuna dhe u be nje forme tjeter qeverisje ku u ngrit lokaliteti. Ne vitet e mevonshme  Qeverisja e Prezes u be nga Keshillat e Bashkuar. Komuna u ngrit perseri ne vitin 1992  me nje administrate prej dhjete vetesh e cila vazhdoi keshtu deri ne vitet  2004,2005 kohe ne te cilen u shtua administrata e Komunes duke perfshire edhe disa sektore te tjere. Me zgjedhjet e reja per Kryetar Komune te marsit 2007 Komuna Preze mori nje drejtim te ri persa i perket menaxhimit  te Qeverisjes Vendore. Komuna Preze sot eshte  e ndare ne 7 fshatra  me nje popullsi te pergjthshme prej 6500 banore. Komuna Preze eshte e perbere nga Zyra te ndryshme qe kane marre persiper te menaxhojne planet afat mesme dhe afatgjata te zhvillimit te Komunes Preze.  Siç do e shihni me poshte sot ne kemi nje vizion te qarte mbi ate ku jemi dhe ku duhet te arrijme.   

METODA E PLANIFIKIMIT NE KOMUNEN TONE ESHTE 10 VJEÇARE,  2007-2017

VIZIONI “PREZA, MODELI I FSHATIT TE QYTETERUAR”

MISIONI “ME PUNE DHE PERKUSHTIM, PER MIREQENIEN E FSHATIT TIM“ 

OBJEKTIVAT E PERGJITHSHME

Ne infrastrukture (rruge, uji i pijshem, kanalizime, etj) 

Sherbimi shendetesor i perqendruar (pacienteve t’u ofrohet shumellojshmeri  sherbimesh) 

Preza, komuna me ndotjen zero (e para komune ne Shqiperi qe riciklon mbeturinat, programe pyllezimi, gjelberimi etj) 

Preza, Fshat Turistik

 Planifikimi yne mbeshtetet ne pergjigjen e pyetjeve te meposhtme: 

KU JEMI TANI ?

KU DUAM TE SHKOJME ?

SI DO SHKOJME DERI ATJE?

SI SIGUROHEMI QE PO MBERRIJME DHE SE ARRITEM ATJE? 

KU JEMI TANI

Ne infrastrukture

Nivelin shendetesor

Nivelin arsimor

Nivelin e sherbimeve

Nivelin e ndihmave ekonomike

Nivelin e vlerave kulturore, monumentale, artizanale etj

Gjendja e flores dhe e faunes

Nivelin e levizjeve demografike

Nivelin e arketimeve

 Ku duam te shkojme? 

Per te patur nje penetrim dhe realizim te suksesshem te planeve tona konform objektivave dhe afateve kohore, kemi segmentuar mbi baza Gjeografike dhe Pergjegjesish. 

Segmentim Gjeografik

Ndarja e komunes ne 7 fshatra: Preze, Fushe Preze, Ahmetaq, Gjeç Koder, Palaq, Ndermjetes dhe Breg Shkoze. 

Segmentim ne baze Pergjegjesish

Ky segmentim eshte brenda administrates tone per te cilen kemi:

Zyre finance

Zyre urbanistike

Zyre sherbimesh

Zyre bujqesie

Zyre ndihme ekonomike

Zyre juridike

Zyre tatim-takse

Zyre auditimi 

Per nje realizim sa me racional, secila zyre ben shperndarjen e detyrave  duke iu pergjigjur pyetjeve: Kush?Çfare?Si?Ku?Kur? 

SI SIGUROHEMI QE PO MBERRIJME DHE SI E NJOHIM SE MBERRITEM ATJE? 

Zyra e Auditimit: Per t’u siguruar se hapat e ndermara jane konforme planifikimeve, si dhe realizimet jane te suksesshme ne perputhje me objektivat, kemi ndertuar sistemin e Vleresimit dhe te Kontrollit. Keto i mbulojme me ane te zyres se Auditimit. 

Pikat e forta te planeve ekzistuese

Plane te perpiluara nga staf i kualifikuar 

Plane te bazuara mbi nevojat reale te komunitetit 

Plane te bazuara mbi potenciale natyrore akoma te pa zhvilluara 

Plane mbi nje infrastrukture ne zhvillim 

Plane ku numri i sipermarrjeve eshte ne rritje 

Plane mbi nje standart jetese ne rritje 

Plane mbi baza te zhvilimeve ne rritje te turizmit kombetar dhe rajonal 

Plane te bazuara mbi resurse te pasura turistike 

Plane te bazuara ne vendime te Keshillit te Ministrave per zhvillimin e zonave rurale 

Plane te bazuara ne gatishmerine e komunitetit per te kontribuar ne “Mjedis me ndotje zero”   

Pikat e dobeta te planeve ekzistuese

Buxhet i brendshem i kufizuar 

Varesi nga buxheti i shtetit dhe donatore 

Probleme ne procesin e privatizimit 

Zhvillim i ngadalte i ligjeve te privatizimit 

Jane hartuar projekte por te lena ne mes (nga paraardhesit) 

Fatkeqesite natyrore (zjarret ne pyje, rreshqitjet e dherave nga shirat etj ) 

Prodhimet bujqesore dhe blektorale vendase ne nivele regresive  

Procedurat zyrtare komunikuese

Gazeta Preza

Kendet e njoftimeve

Oraret e pritjeve

Takimet e hapura (me popullin)

Kutia postare

Sherbimi i telefonise

Sherbimi i internetit (ne proces) 

Kriteri baze i komunikimit me komunitetin eshte dhe do te mbetet Gjitheperfshires, pa dallim: 

Klase sociale

Grupi shoqeror

Niveli intelektual

Bindjesh politike

Fetare, Etj 

Mbulimi i çeshtjeve mjedisore ne komunen Preze:

Zyra e urbanistikes Merret, nder te tjera, me zhvillimin urbanistik te komunes 

Zyra e bujqesise dhe sherbimeve  Merret, nder te tjera, me masat mbrojtese fizike te tokes, pyjeve, kullotave, ruajtjen e kafsheve, shpendeve, me semundjet zooromike etj. 

Zyra e sherbimeve Merret, nder te tjera, me administrimin e ujit, energjise, rrjetit rrugor, trotuareve, lulishteve etj. 

Kompetencat mbi monumentet e Kultures Jemi ne pritje te pergjigjes nga ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve per te na saktesuar kompetencat qe Komuna jone ka mbi monumentet qe gjenden nen juridiksionin e territoreve tona.   

written by albpermakulture

Dec 08

Preza – (22 km northwest of Tirana) – Leaving Tirana on Rruga e Durresit, after turning at Vora town in the direction to Shkodra, the squarish 15 Century citadel on 11Century foundations that stands on a hilltop at Preza village not far from Rinas airport, was a lookout post facing Kruja. It was a small fortress used mainly to alarm Kruja and Petrela of the approaching Turks and from where Skanderbeg’s troops attacked and decimated the exhausted Turkish army. Guardtowers remain at its four corners, one having been made a clocktower, though the clock is now gone.

 To the west of Preza village itself there is very attractive countryside: in its valleys lie two reservoirs, and its serene beauty and tranquility is an ideal location for outdoor activities: canoeing, swimming, diving, fishing, walking and climbing. 

THE FORTRESS OF PREZA
Preza castle, of Roman origin, is perched at the top of a hill near the airport and is easily reachable from the Tirana–Durrës highway. Barleti mentions Preza as the city of Parthinks. The fact that Barleti mentions it shows that Topiaj that owned the area built it before Kruja’s besieges and its construction dates back at the beginning of the XV-century.
As it is understood, it was abandoned during the time of Gjon Kastrioti’s time and his own son. After the Turkish invasion it underwent some reparations, among which there was reconstructed a mosque.  It was a small fortress used mainly to alarm Kruja and Petrela of the approaching Turks and from where Skanderbeg’s troops attacked and decimated the exhausted Turkish army. Guardtowers remain at its four corners, one having been made a clocktower, though the clock is now gone. To the west of Preza village itself there is very attractive countryside: in its valleys lie two reservoirs, and its serene beauty and tranquility is an ideal location for outdoor activities: canoeing, swimming, diving, fishing, walking and climbing. 

written by albpermakulture

Dec 08

logo-shshp1.jpg Shoqata Shqiptare e Permakultures eshte themeluar ne Janar te vitit 2001.  Qellimi i Shoqates eshte te punoje per nje bujqesi dhe kulture te qendrueshme duke praktikuar parimet dhe etikat e permakultures.

Shoqata Shqiptare e Permakultures eshte duke koordinuar procesin e Axhendes se Gjelber ne Komunen Preze, Tirane. Me nje pervoje mbi shtate vjecare ne fushen e zhvillimit te qendrueshem, me nje grup ekspertesh te fushave te ndryshme mjedisore ne anetaresine e saj dhe me nje fryme te re ne shoqate, prej studenteve te Universiteteve te ndryshme te Tiranes, Shoqata Shqiptare e Permakultures eshte mjaft entuziaste per projektin e Axhendes se Gjelber ne komunen Preze.

Per me shume informacion, ju lutemi kontaktoni:

 M.Sc. Edlira Mulla – Koordinatore e Projektit te Axhendes se Gjelber – Preze

edimulla@icc-al.org

Tel: +355 6822 99 108

written by albpermakulture

Dec 08

Keto jane disa fotografi nga Komuna Preze sa per te dhene nje ide per shikuesit. Preza eshte vend i bukur, plot histori, kulture e natyre te bukur

. preza-commune-offices.JPGolives-are-another-treasure-in-preza.JPGpreza-castle-another-value-in-preza.JPGwell-one-cultural-value-in-preza.JPGvicinity-with-rinas-airport-and-tirana.JPGposter-content.JPGposters-placed-in-each-office-window-to-announce-the-ga-project.JPGpreparing-for-the-first-stakeholder-meeting-in-preza.JPGworking-together-planning-the-first-stakeholder-meeting.JPG

written by albpermakulture

Nov 09

On 22 December 2007, the NGO Permaculture Association organises a first meeting of stakeholders in Preza commune. The meeting is organised in close cooperation with the commune leader.

written by suzanne \\ tags: