Ne kete takim te tre koordinatoret e grupeve te punes ishin present, gjithashtu edhe Koordinatorja dhe Asistentja e APA-s, 2 perfaqesues nga secili grup si dhe anetaret e KK. Takimi filloi me nje prezantim te shkurter nga Koordinatorja e APA-s ne formen e nje permbledhje te tre viteve te Axhendes se Gjelber ne Preze. Cfare eshte bere, cfare po behet dhe cfare mbetet per tub ere ne lidhje me procesin e AGJ ne Preze.
Secili nga koordinatoret e grupeve te punes beri nje prezantim te shkurter duke permbledhur punen e secilit grup per tre vjet. Nje kerkese iu be KK, te suportonin aktivitete te tjera te zgjedhura nga anetaret e grupeve te punes.
Ne fund te takimit APA njoftoi KK qe koha e saj per te punuar ne Preze mbaroi., dhe qe puna do te vazhdohet nga nje shoqate tjeter lokane ne Preze.
written by albpermakulture
Te tre grupet e punes ishin duke pergatitur nga nje prezantim te shkurter per takimin me Keshillin e Komunes. Ata zgjodhen nga nje perfaqsues per te marre pjese ne takimin me KK. Koordinatorja e APA-s ndihmoi me pergatitjen e prezantimeve dhe gjithashtu edhe me axhenden e takimit te KK
written by albpermakulture
Ne kete takim pjestaret e grupeve te punes, eksploruan ne listen e aktiviteteve dhe krahasuan me listen e aktiviteteve te mbeshtetura nga KK, te cilat ishin te ngjashme me aktivitetet e sugjeruara nga anetaret e grupeve te punes ne Dokumentin e AGJ. Secili grup beri nje zgjedhje te aktiviteteve te ngjashme te cilat mund te mbeshteten financiarisht nga KK ne vitet e ardhshme.
Llojet e aktiviteteve te cilat u ekzaminuan ishin ato lloj aktivitetesh te cilat ishin marre kryesisht ne considerate nga KK por nuk ishin zbatuar ne fshatrat e Komunes, (dhe ne kete rast koordinatoret e grupeve te punes sugjeruan qe ne vendimet e se ardhmes KK te perfshije ato fshatra te cilat nuk perfituan nga raundi i pare i fondeve ) ose aktivitete te cilat kane nje buxhet te perafert me projektet e aprovuara me pare nga KK por qe akoma nuk ishin konsideruar nga KK.
written by albpermakulture
Ky takim u be ne date 22 korrik. Ishte shume e nevojshme qe te mbahej nje takim i tille me te tre koordinatoret e grupeve te punes dhe koordinatoren e AGJ-se ne menyre qe te permblidheshin vendimet e gjetura te Keshillit te Komunes. Udhezime te qarta ju dhane koordinatoreve te grupeve te punes ne lidhje me llojet e aktiviteteve qe do te kerkonin ne arkivin e vendimeve te KK. Nuk ishte e thjeshte te eksploroje ne te gjithe arkivin, por Sekretari I KK ndihmoi shume me kete. Shumica e punes u krye nga koordinatoret e grupeve te punes, nen mbikqyrjen e Koordinatores se APA-s.
written by albpermakulture
Ne date 11 Maj 2010 Grupet e punes ne Preze kishin takimin e tyre te dyte per fazen e trete. Ne kete takim grupet e punes bene finalizimin e projektit pilot te radhes. Ata kane vendosur qe te tre grupet te bejne nje projekt pilot te perbashket. Ata kane menduar te krijone “Guida Turistike“ per Prezen me materiale promovuese te vlerave turistike te zones.
Po ashtu gjate muajit Maj pjestare te grupeve te punes kane marre pjese ne disa trajnime teper te rendesishme.Trajnim mbi Fondet IPA dhe Cross Border Cooperation ne Tirane. Me trajnues nga Qendra EDEN.Si dhe nje trajnim kombetar te grupeve te punes ne Shkoder me teme: “Mardheniet me Publikun”. Keto tema trajnimi te organizuara per grupet e punes do i ndihmojne ata ne punen e tyre ne te ardhmen persa i perket procesit te Axhendes se Gjelber dhe ne fusha te tjera.
Ne date 25 Maj grupet e punes ne Preze paten nje trajnim shume te rendesishem me nje nder temat me te rendesishme : “Gjetja e Fondeve”. Ata moren informacion se Ku mund t’i gjejne fondet, Si te dallojme donatorin e duhur, per fushen e duhur, Kush jep fonde, dhe Si ti gjejme fondet dhe t’i ngrejme ato?
Ne date 31 Maj 2010, u mblodhen koordinatoret e Projekit te Axhendes se Gjelber si dhe koordinatoret e Gupeve te punes ne takimin e rradhes se Platformes Kombetare per Axhenden e Gjelber ne Shqiperi. Ne kete takim u diskutuan mbi progresin e bere mbi Manualin e Axhendes se Gjelber per Shqiperine dhe ne kuadrin e aktiviteteve te berjes me te dukshme te Axhendes se Gjelber ne nivel lokal.
written by albpermakulture
Ju lutem klikoni linkun me poshte dhe do te shikoni filmimin e realizuar nga grupet e punes se Axhendes se Gjelber ne Preze. Shikim te kendshem.
http://dotsub.com/view/d0d5eee1-e169-4c54-aebf-e45c19b978de
written by albpermakulture
Ne daten 13 Prill 2010, te tre grupet e punes u mblodhen per takimin e tyre te radhes. Ne kete takim u ndane disa detyra.
- Te monitorohej arkivi i Keshillit te Komunes nga Maji 2009 deri ne Prill 2010 dhe te verehej se cila nga aktivitetet ishte aprovuar nga lista e aktiviteteve te Axhendes se Gjelber.
- Te vleresoheshin kostot e aktiviteteve te Axhendes se Gjelber, te cilat mund te mbeshtetshin potencialisht financiarisht nga Keshilli i Komunes.
- Te marin pjese ne takimet e Keshillit te Komunes dhe te prezantojne nevojat e Axhendes se Gjelber per ndihme finaciare.
- Krijimi i nje Grupi ne Facebook dhe nje Fanpage “Axhenda e Gjelber- Preze”. Kjo do te perdoret si nje mjet komunikimi per te komunikuar me komunitetin ne Preze, vecanerisht me te rinjte te cilet futen me shume ne internet, si dhe per emigrantet te cilet te mund te shprehin mendimet dhe idete e tyre ne lidhje me tema te ndryshme diskutimi qe mund te lindin.
Tashme kemi me shume anetare te rinj, te cilet i jane bashkuar grupeve te punes se Axhendes se Gjelber pas kontributit te tyre ne filmimin e realizuar ne Preze.
Ne 24 dhe 25 Prill 2010 ne Preze u mbajt nje trajnim kombetar per grupet e punes se Axhendes se Gjelber. Ishin pjesmarres anetare nga grupet e punes te Komunes se Dajcit Voskopojes dhe Prezes. Tema e trajnimit ishte ”Aftesite Manaxheriale”. Ne mbremje komuna mikpritese e Prezes organizoi nje “Mbremje Argetuese” per anetaret e grupeve te punes se komunave te tjera.
Ne 27 Prill 2010 grupet e punes ne Preze moren nje trajnim shume te vlefshem me teme “Planifikim Strategjik”. Ky trajnim do t’i vije ne ndihme atyre ne menyre qe te planifikojne sa me mire projektet dhe aktivitetet e se ardhmes.Trajnimet u mundesuan nga trajnere te Qendres EDEN.
written by albpermakulture
Gjate muajit mars grupet e punes ne Preze, u mblodhen per te caktuar datat e takimeve dhe temat e trajnimeve per fazen e dyte per kete sezon. Si dhe u hodhen disa ide per projektet pilot qe do te zbatohen, dhe nderkohe ata jane duke shkruar nje projekt pilot.
Sinteza e dokumentit te Axhendes se Gjelber tashme eshte botuar, kjo konsiston ne nje liber te vogel me dy gjuhe, shqip dhe anglisht. I titulluar “Vlerat e Prezes”. Ne te cilin permblidhen vlerat e Prezes, si dhe disa zgjidhje te ofruara per problemet qe ekzistojne, te cilat grupet e punes i kane menduar si me vend. Ky liber tashme eshte ne duart e anetarve te grupeve te punes.
Ne fund te muajit mars, koordinatoret e grupeve te punes dhe anetare te APA-s morren pjese ne nje trajnim me teme: “Lidership-i”, i organizuar nga qendra EDEN. Ky trajnim ishte shume efektiv si per APA-n dhe koordinatoret e grupeve te punes sepse ky trajnim do i ndihmoje ata si te jene drejtuesa te mire te grupeve te tyre te punes, dhe si te kryejne kete proces me sa me shume sukses.
written by albpermakulture
Grupet e punes paten mundesi qe te trajnohen per dy dite ne dy trajnime me tema shume interesante dhe shume te vlefshme per punen e tyre ne vazhdim. Pasi ne kete faze te dyte ata do te merren me zbatimin e Projekteve Pilote te cilat kane qene te listuara ne listen e aktiviteteve te Dokumentit te Axhendes se Gjelber. Keto tema trajnimi do i ndihmojne ata si dhe grupin e te rrinjve te bashkangjitur tashme.
Trajnuesit ishin nga grupi i trajnereve te Qendres Eden.
Dy temat e trajtuara ishin ’Monitorim dhe Vleresim Projekti’ si dhe ‘ Menaxhim Projekti’.
Dinamika e punes kerkoi zvendesimin e koordinatorit te grupit te ‘Pyjeve dhe Biodiversitetit’, tashme eshte nje vajze Pranvera Kurti, e cila u zvendesua zyrtarisht ne Mars.
written by albpermakulture
